All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tre persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre një 47-vjeçar nga Tirana

All - Paragraf - 1

Tre persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë për shkak të covid-19.

All - Paragraf - 3

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas kryerjes së 1413 testimeve ka rezultuar se 295 persona janë të infektuar me virusin sars cov 2.

Sipas MSH, mes viktimave është nje 47-vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi.

“Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër,

22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,

 11 raste në Fier dhe Pogradec,

10 raste në Krujë dhe Berat,

9 raste në Elbasan dhe Lezhë,

7 raste në Gjirokastër,

6 raste në Kurbin,

5 raste në Divjakë,

4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,

3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,

2 raste në Has dhe Shijak,

1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”, sqaron MSH.

 

 

Të fundit