Flash News

E-TJERA

Tre persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rriten rastet ditore

Tre persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rriten

Në 24 orët  e fundit në vendin tonë janë regjistruar tre humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1405 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 302 raste.

Gjithashtu raporton se 54 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Sipas MSH, në dy spitalet covid po trajtohen 258 pacientë.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd,

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

 

 

 

Të fundit