Flash News

E-TJERA

Tre pushues nga Kosova humbën jetën nga kërpudhat helmuese/ Procedohen dy mjekë, familja njofton deklaratë për mediat

Tre pushues nga Kosova humbën jetën nga kërpudhat helmuese/
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti

Tre anëtarë të një familjeje nga Gjilani kanë humbur jetën, teksa ishin me pushime në Durrës. Dyshohet se viktimat, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë helmuar nga ushqimi. E moshuara 78 vjeç, djali i saj 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij 57 vjeç, kanë qenë duke pushuar në Gjirin e Lalzit ku dyshohet se kanë konsumuar kërpudha helmuese.

Këto të fundit ata i kishin mbledhur vetë. Të enjten, tre pjestarët e familjes Haliti u paraqitën në ambulancën e Manzës, pasi qëndruan disa orë në shtëpi me dhimbje të forta barku. Ata u dërguan në spitalin e Durrësit, por pasi gjendja shëndetësore u rëndua, u transportuan në Tiranë ku humbën jetën të premten.

Ndërsa pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur me tre vitimat, policia ka proceduar për “Mjekim i pakujdesshëm”, dy mjekë në Manëz. Familja Haliti nga Gjilani ka njoftuar se do të ketë një prononcim për mediat lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri.

Të fundit