Flash News

E-TJERA

Tre qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Covid-19, 1261 të infektuar në 24 orë

Tre qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Covid-19, 1261 të

Tre qytetarë nga Tirana humbin jetën nga Covid-19, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i infektimeve.

Nga 2667 testime, kanë rezultuar 1261 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.  

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1261 qytetarë, në këto bashki:

442 në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Prrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 9,175 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç

Janë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit