Flash News

E-TJERA

"Tre sfidat e ekonomisë", kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Korrupsioni është kërcënimi më i madh

"Tre sfidat e ekonomisë", kreu i Dhomës Amerikane të
Enio Jaço

Në një konferencë për mediat Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka deklaruar se sfida e madhe e ditëve në vijim është përshtatja me realitetin e ri.

Sipas tij, do të ishte naive të besohej se sa të mbarojë pandemia do të kthehemi siç ishte më parë, ndërsa vuri theksin te brishtësia e ekonomisë së vendin tonë. Jaço shtoi se gjatë 2020 u hasën tre sfida të mëdha:

-Aksesi në financë, edhe pse ka pasur shumë ndihma si shtyrje detyrimesh dhe garancitë sovrane. Ajo që vumë re është se Shqipëria është më pak e përgatitur në instrument të tjerë alternativë.

- Së dyti, tregtia fizike dhe në të gjithë botën ka pasur humbje, por trendi global ka shkuar më shumë drejt tregtisë online. Shumë biznese në Shqipëri janë përshtatur, por legjislacioni i Shqipërisë është akoma i papërshtatur për të zhvilluar sektorin.

- Së treti, është sfida e përshtatjes me normalitetin e ri që do shkoj përtej 2021. Është naive të mendosh se do përshtatemi sapo të mbaroj pandemia. Prandaj duhet ndryshim, është përgjegjsi e biznesit së pari për tu përshtatur.

Ai ngriti si shqetësim për biznesin edhe korrupsionin. Jaço tha se ligji është, por nuk funksionin mirë.

“Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për të krijuar një program në luftën kundër korrupsionit, për zyrtarët e lartë e të mesëm që përfshihen në korrupsion. Korrupsioni është kërcënimi më i madh i të ardhmes së ekonomisë shqiptare. Nëse nuk e adresojmë, nuk do të kemi sukses të mëtejshëm", shtoi ai.

Të fundit