Flash News

E-TJERA

Tre vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ GJL rihap aplikimet, problematike çështja e kandidaturave

Tre vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ GJL rihap aplikimet,

Gjykata e Lartë ka shpallur vakancat për tre pozicione në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca e parë është krijuar nga përfundimi i mandatit të kryetares së "Kushtetueses", Vitore Tushës, ndërsa dy gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga procesi i vetingut.

"Për përfundimin e mandatit 9 vjeçar të Vitore Tusha.

Për përfundimin e mandatit të Fatmir Hoxha në datë 25 shtator 2018, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë, i emëruar në vitin 2011.

Për përfundimin e mandatit të Gani Dizdari në datë 22 prill 2019, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë,i emëruar në vitinj 2013", thuhet në njoftimin e GJL.

Kjo e fundit bën me dije se për plotësimin e këtyre vakancave është bërë thirrje për aplikim edhe më herët, por nuk është paraqitur numri i duhur i kandidaturave. Në këto kushte ajo ka vendosur të rishpallë hapjen e procedurës së aplikimit dhe të publikojë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Afati i pranimit të kanidaturave është 30 ditë. Më pas Gjykata e Lartë i përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumetat e paraqitura nga kandidatët, për të bërë vlerësimin e nevojshëm.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit