Flash News

E-TJERA

Tre vëllezër dhunojnë gjyqtarin brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës

Tre vëllezër dhunojnë gjyqtarin brenda ambienteve të

Policia e Vlorës ka arrestuar tre vëllezër, pasi akuzohen se kanë dhunuar një gjyqtar brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës. Në pranga janë vënë shtetasit Myslym Myslimi, 60 vjeç, Fatos Myslimi, 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi, 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë.

Sipas burimeve zyrtare, tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin Arqile Basho, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit