Flash News

E-TJERA

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës dalin në protestë: Tregu i ri nuk i plotëson kushtet higjenike, është shumë larg

Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës dalin në protestë:

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Durrës kanë dalë në protestë, pasi nuk janë dakord me vendin e ri që iu ka caktuar bashkia për të shitur produktet e tyre.

Tregu i ri ku ata janë vendosur është në vendine quajtur "Fusha e Rërës". Sipas tyre ky vend është shumë larg dhe nuk i plotëson kushtet higjeno-sanitare.

Tregtarët shprehen se bashkia nuk iu ka vendosur tenda dhe banakë. Ata kërkuan që të ushtronin aktivitetin e tyre afër stadiumit të Durrësit. Ndërsa në markatën e fruta-perimeve, ku kanë tregtuar deri më sot po kryhen punime.

“Këtu nuk punohet, siç e shikoni, këtu nuk ka higjienë. Ne produktet i blejmë sot dhe i hedhim në darkë se na prishen. Nuk ka as ujë këtu, nuk ka asnjë kusht higjiene. Shikoni mbeturinat. Ne pritëm se na thanë do bëhet markata. Na kanë nxjerrë në këtë vend të hapur këtu ku nuk rri as kafsha. Ne kemi marrë fund, nuk na i hedh sytë skush.

Çfarë bashkie? Erdhi ajo për votën dhe se ka parë më me sy askush. Ne duam që të rregullohet markata, por më mirë të rrimë në shtëpi se sa të vijojmë të jetojmë këtu në këtë pikë të diellit. Ne markata e dimë që do bëhet, por nuk ke besë tek ta, mund ta bëjnë edhe pallat. Kemi dëgjuar një llaf që për tre muaj mbaron çdo gjë, por këtu nuk rrihet", u shprehën tregtarët.

 

Të fundit