Flash News

E-TJERA

Tregtia me pakicë, INSTAT: Bien shitjet për ushqime dhe pije në tremujorin e dytë të 2021-it

Tregtia me pakicë, INSTAT: Bien shitjet për ushqime dhe pije në

Në tremujorin e dytë të këtij viti, shitjet në tregtinë me pakicë kanë shënuar rënie, krahësuar me periudhën janar-mars, ndërsa me të njëjtën kohë të 2020-ës u regjistrua rritje me 9,9 %.

Kështu raporton INSTAT, ndërsa shton se në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Ndërsa volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 10,9 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në ndryshimin vjetor prej +9,9 %, në tremujorin e dytë 2021 krahësuar me të njëjtën periudhë të 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar:

-Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +5,9 pikë përqindje.

-Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +5,5 pikë përqindje.

-Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me -1,5 pikë përqindje.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit