Flash News

E-TJERA

Tregu i qiradhënies ‘vlen’ 273 milionë €, 2022-shi shënon 63% më shumë krahasuar me 2015-ën

Tregu i qiradhënies ‘vlen’ 273 milionë €, 2022-shi

Rreth 4.62 miliardë lekë janë mbledhur nga tatimit mbi të ardhurat nga qiraja për vitin 2022, bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me ecurinë e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të përpunuara nga SCAN Intel, për vitin 2022 rezulton se tregu formal i qiradhënies në Shqipëri vlen 30.8 miliardë lekë, që përkthehen në 273 milionë euro, nga të cilat rreth 26 miliardë lekë, ose rreth 230 milionë euro janë fitim për qytetarët, bizneset apo administratën publike, në varësi të pronës së dhënë me qira.

Krahasuar me shifrat e vitit 2021, me një vlerë tatimit mbi të ardhurat nga qiraja 4.27 miliardë lekë. Tregu total fiksohet në 28.5 miliardë lekë ose 252 milionë euro, duke xhiruar gati 20 milionë më tepër në vitin 2022.

Nga vitit 2015, rritja ka qenë progresive dhe e qëndrueshme. Në vitin 2018-të tregu vlerësohet të ketë qarkulluar rreth 229 milionë euro, në 2017-tën rreth 222 milionë euro, në 2016-tën rreth 224 milionë euro, dhe në 2015-tën vetëm 167 milionë euro.

Sipas shifrave, nga viti 2015 në vitin 2022  ka pasur një rritje të ndjeshme me rreth 106 milionë euro, rritje e cila nuk është vetëm si rrjedhojë e zgjerimit të tregur, por edhe e rritjes së çmimeve dhe luftës ndaj informalitetit.

Të fundit