
Flash News
Votat e diasporës, mbyllet procesi i numërimit për subjektet politike në 12 qarqe
Tema shpik shkrimin për “reagimin e figurave të PD” kundër Berisha & LaCivita. Autorja nuk ekziston dhe teksti është prodhim i ChatGPT (i cili po vetë e quan të sajuar)
U përplas me motor nga një 16-vjeçar, i moshuari përfundon në spitalin e Shkodrës
Këmbimi valutor, 18 maj 2025
Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati
Monedha e përbashkët ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me Lekun, duke tejkaluar të gjitha parashikimet.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.85 lekë, duke u nënçmuar me 0.86 lekë në raport me ditën e mëparshme. Kjo është dhe rënia më e madhe ditore e këtij viti dhe më e forta që nga 28 dhjetori 2022.
Në këto nivele, Euro ka shënuar një tjetër minimum historik në raportet e këmbimit me Lekun, që kur ajo filloi të zbatohej si monedhë zyrtare në janar të vitit 2002.
Në krahasim me fillimin e vitit, Euro ka rënë me 9.69 lekë, ose 8.4%, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur monedha e përbashkët tregtohej me 119.12 lekë këmbehet me 14.35 lekë më pak (zhvlerësim 12%).
Në treg në mesditë, Euro zbriti deri në 104 lekë, sipas burimeve nga tregu.
Të kontaktuar nga “Monitor”, aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg. Sipas tyre, tregu është “mbytur” në euro dhe tregtuesit nuk kanë ku shesin, ndërkohë që nuk blejnë.
Shtimi i numrit të turistëve ka ndikuar në rritjen e ofertës për valutë. Në maj, sipas INSTAT në vend hynë rreth 17% shtetas të huaj më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa për 5 mujorin janë 42.5% hyrje më shumë. Gjithsesi, në maj, kur filloi dhe rënia e fortë e euros, ritmet e rritjes së të huajve ishin më të ulëtat në raport me muajt e mëparshëm.
Një tjetër burim i qëndrueshëm i valutës janë hyrjet informale, që kanalizohen kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë ekonomia u rrit me 2.76%, ndërsa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” ndikuan me +0,62 pikë përqindje, dhe “Ndërtimi” me 0.42 pikë përqindje, duke ndikuar të dyja në 38% të rritjes totale të ekonomisë.
Rënia e fortë nxit dhe spekulimet në treg. Agjencitë e këmbimit valutor e kanë rritur marzhin e shit-blerjes në rreth 1.5 lekë, një tregues i luhatjeve të mëdha, ndërsa përgjithësisht ky marzh luhatet në 0.5-1 lekë.
Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, pasi pas datës 20 shtohen hyrjet e emigrantëve. Tradicionalisht gushti dhe dhjetori shënojnë gjithnjë vlerat më të ulëta të këmbimit të valutave për shkak të shtimit të prurjeve nga emigrantët.
Bien gjithë valutat e tjera
Krahas euros, të gjitha valutat e tjera kanë shënuar rënie të fortë, duke treguar se luhatjet lidhen me faktorët e brendshëm të ofertës së lartë për valutë, çka bën që monedhat e huaja të tërheqin njëra-tjetrën për poshtë. Dollari ra me 0.95 lekë, në 96.18 lekë. Paundi u nënçmua me 0.90 lekë, në 122 lekë, franga zvicerane me 0.42 lekë, në 107.49 lekë.
Ekonomia u ngadalësua në tremujorin e parë
Një nga argumentet e zyrtarëve ka qenë që forcimi i lekut reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë. Ndërkohë të dhënat më të fundit nga INSTAT bënë të ditur se të paktën në tremujorin e parë të vitit, ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar, duke reflektuar pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve.
Në kontrast me këtë tendencë, ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Rritja e tregtisë, hoteleve dhe transporti, një tregues i konsumit ka qenë minimale, ndërsa industria ka rënë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare për çmimet e shitjes dhe shtrenjtimin e kostove të bizneseve. Sidomos industria, kryesisht eksportuesit janë ndikuar dukshëm nga nënçmimi i euros që ka reduktuar të ardhurat e tyre në lekë.
INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë./ Monitor
Të fundit


Dyshime për krime zgjedhore, SPAK dhe BKH kryejnë hetime në Elbasan
19 Maj 2025, 09:04
GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj 2025, 08:59
Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer
19 Maj 2025, 08:51
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
19 Maj 2025, 08:35
Proevropiani Nicusor Dan zgjidhet president i Rumanisë
19 Maj 2025, 08:24
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
19 Maj 2025, 08:11
Mot i kthjellët, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
19 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Maj 2025, 07:44
Shenjat e horoskopit që do të jenë me fat këtë javë
18 Maj 2025, 21:43
Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë
18 Maj 2025, 21:13
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
18 Maj 2025, 20:53

Arbana Osmani rikthehet në televizion, ja ku do ta shohim
18 Maj 2025, 20:15
PLANI A: Demokrat në zemër, demokrat në kokë, demokrat në botë
18 Maj 2025, 19:50
Papa takohet me Zelenskyn pas Meshës së inaugurimit
18 Maj 2025, 19:26


Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj 2025, 18:26

Monika Kryemadhi vjen si aktore filmi, ndan pamje nga sheshi i xhirimit
18 Maj 2025, 17:49
Video/ Incident në MMA, sportisti shqiptar humb ndjenjat pas 100 goditjeve
18 Maj 2025, 17:30
Izraeli shpall ofensivën e re në Gazë
18 Maj 2025, 17:13




Përfundon numërimi i votave të diasporës në Berat dhe Vlorë
18 Maj 2025, 15:51





A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?
18 Maj 2025, 13:47



Video/ Pamjet bëhen virale, Erdogan i kap me forcë gishtin Macron
18 Maj 2025, 12:12
Nis mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV në Sheshin e Shën Pjetrit
18 Maj 2025, 11:48


Këmbimi valutor, 18 maj 2025
18 Maj 2025, 10:43



Me vetëm dy vota diferencë, Xhaçka i merr mandatin Gjylametit në Tiranë
18 Maj 2025, 09:10
Me kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti sot
18 Maj 2025, 09:02
Horoskopi për ditën e sotme, 18 maj 2025
18 Maj 2025, 08:35
Shqipëria shndrit në skenën e Eurovizion, renditet e 8-ta
18 Maj 2025, 08:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 Maj 2025, 08:02
Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati
17 Maj 2025, 21:59


Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin
17 Maj 2025, 20:40
Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së
17 Maj 2025, 20:16
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
17 Maj 2025, 19:52

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
17 Maj 2025, 19:09

Një tornado vdekjeprurëse godet dy shtete në SHBA, shënohen 20 viktima
17 Maj 2025, 18:18


Vuçiç në tubim në Nish, studentët serbë organizojnë protestë në Suboticë
17 Maj 2025, 17:03




Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës
17 Maj 2025, 15:31

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe
17 Maj 2025, 14:52
11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet
17 Maj 2025, 14:39


E gjelbër apo e verdhë? Kjo është banania më e shëndetshme
17 Maj 2025, 13:50





U kapën me kan*bis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
17 Maj 2025, 12:27
Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë
17 Maj 2025, 12:13




Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
17 Maj 2025, 10:41
Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta
17 Maj 2025, 10:23

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
17 Maj 2025, 09:41

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Maj 2025, 09:03

"Relaksimi është motoja", parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
17 Maj 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Maj 2025, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Maj 2025, 08:00

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës
16 Maj 2025, 22:42
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
16 Maj 2025, 22:22
