Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tregu shqiptar s’ka barna për sëmundjet e rralla dhe të rënda/ Studimi: I vetmi vend në rajon me ilaçe ‘të vjetra’
Shqipëria po vuan nga një mungesë serioze e barnave dhe terapive novatore. Gjatë tre viteve të fundit, Shqipëria ka patur të disponueshme vetëm 3% të barnave të miratuara nga Bashkimi Evropian.
Ndërmjet viteve 2017 dhe 2020, nga 160 barna të miratuara në BE për sëmundjet e rralla dhe kancerin, vetëm pesë u miratuan në Shqipëri dhe asnjë nuk iu shtua listës së disbursimeve të subvencionuara nga shteti.
“Ilaçi bëhet i përdorshëm kur futet në listën e rimbursimit. Shqipëria ka një fond të rimbursimit të barnave vetëm 100 milionë dollarë në muaj, ndërsa vendet e rajonit dhe të Europës deri në 10 herë më shumë”, tha Shoqata e Farmacistëve, shkruan Euroactiv.
Ata shpjeguan se kostoja e regjistrimit të produkteve dhe e futjes së tyre në vend është shumë e lartë për të justifikuar numrin e vogël të njerëzve që kanë nevojë për barna të specializuara. Për më tepër, buxheti për rimbursimin e tyre është shumë i vogël.
Për 30% që jetojnë në varfëri dhe pothuajse 50% në prag, ndonjëherë marrja e ilaçeve që shpëtojnë jetën mund të jetë një vështirësi, kryesisht nëse është një gjendje e rrallë ose kur trajtimi nuk përfshihet në listën e rimbursimit.
Një studim i fundit nga IQVIA zbuloi se Shqipëria ka shkallën më të ulët të barnave të reja në rajon, shumë prapa Maqedonisë së Veriut me 11 barna të miratuara dhe Serbisë me 17.
Por nuk janë vetëm ilaçet për sëmundje të rralla ose kancer që nuk mund të blihen në vend, pasi kjo vlen edhe për medikamentet për gjendje të tilla si depresioni, sëmundjet e gjakut dhe zemrës dhe ADHD.