Flash News

E-TJERA

Treguesit/ Bie me 7.5% numri i lindjeve, tkurret popullsia në gjashtë qarqe të vendit

Treguesit/ Bie me 7.5% numri i lindjeve, tkurret popullsia në gjashtë

Numri i lindjeve në Shqipëri ka shënuar një rënie të konsiderueshme prej 7,5%. INSTAT raporton se shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e tretë të këtij viti, është pozitive me 1.367.

Ka një ndarje të prerë të shtesës natyrore sipas qarqeve. Sipas INSTAT, 6 qarqe vendit shënuan shtesë natyrore pozitive dhe 6 të tjerët negative.

Vlera më e lartë e shtesës është regjistruar në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i ulëti në atë të Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 152 numrin e lindjeve.

Lindjet

Në tremujorin e tretë 2021 vetëm një qark i vendit ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në 11 të tjerat numri i lindjeve është ulur, krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.521 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 114 lindje.

Rritjen e vetme në përqindje të lindjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Kukësit ndërsa uljen sërish Gjirokastra.

Vdekjet

Në tremujorin e tretë 2021 nëntë qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa tre të tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Numri më i vogël i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Kukësit, ndërsa ai më i larti në qarkun e Tiranës.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Dibrës, ndërsa rritjen ai i Vlorës.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit