Flash News

E-TJERA

Treguesit e shëndetit të shqiptarëve/ Vizitat në spitale shënojnë rritje, mbi 20% ndërhyrje kirurgjikale më shumë

Treguesit e shëndetit të shqiptarëve/ Vizitat në spitale

Numri i vizitave të shqiptarëve në spital u rritën me 10,8 % në 2021-shin krahësuar me një vit më parë. Instituti i Statistikave bën me dije se numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor është 8.144.504.

Ndërsa ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 5,1 ditë.  Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2021 është 146,8 ditë, të cilat përbëjnë 40,2 % të ditëve kalendarike të këtij viti.

Nga totali i pacientëve të shtruar, 23,1 % e tyre kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Numri i ndërhyrjeve kirurgjikale raportohet të jetë 56.622, duke u rritur me 22,1 % krahësuar me vitin pararadhës. Këto shifra iu përkasin institucioneve publike të shërbimit spitalor.

Treguesit e shëndetit të shqiptarëve/ Vizitat në spitale

Të fundit