Flash News

E-TJERA

Treguesit e tregut/ Konsumi i energjisë elektrike në rënie, por importet janë rritur që prej fillimit të vitit

Treguesit e tregut/ Konsumi i energjisë elektrike në rënie, por

Shqipëria si shumë vende të tjera është prekur nga kriza e energjisë elektrike. Sa i përket treguesve të tregut të energjisë elektrike për periudhën janar-gusht, Shqipëria ka eksportuar 2,309,783 MWh dhe ka importuar 910,122 MWh.

Këto shifra janë publikuar nga "Open Data Albania" që bën me dije se rënia e eksportit ka filluar që në tremujorin e parë të këtij viti, por ndjeshëm u ul në muajin gusht. Në muajin mars eksporti ra me 37% krahësuar me shkurtin.

Kjo u përkthye me rritje të importit. Në tremujorin e parë të vitit importi u rrit me 185%, rritje e cila vijoi në mënyrë qëndrueshme edhe në muajt në vijim, ndërsa në gusht u thellua më shumë deficiti i balancës tregtare të energjisë elektrike.

Sipas ODA-s, KESH sh.a përbën rreth 61% të prodhimit total dhe 39%  e sigurojnë prodhuesit e tjerë të energjisë. Sa i përket konsumit të energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe, treguesi ka shënuar rënie. Në janar-gusht të këtij viti është konsumuar rreth 14% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

 

Të fundit