Flash News

E-TJERA

Treguesit për varfërinë, Meta: Ndaj e ktheva buxhetin, qeveria s'ka marrë masat e duhura

Treguesit për varfërinë, Meta: Ndaj e ktheva buxhetin, qeveria

Referuar të dhënave të Eurostat, presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria renditet e para për nivelin e varfërisë, çmimeve dhe borxhit publik në Europë.

Teksa evidenton disa nga shifrat e Eurostat, Meta thekson se qeveria nuk i ka marrë masat e duhura për të përmirësuar këto tregues në buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu shton se kjo ishte arsyeja pse e ktheu ligjin për buxhetin në Kuvend. Duke e cilësuar anti-social, ai thotë se buxheti duhet rishikuar. Ai shprehet se është e nevojshme që buxheti të përdoret në ndihmë të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Kujtojmë që Meta e ktheu ligjin për buxhetin në Kuvend, por dekreti i tij u hodh poshtë në komisonin e Ligjeve.

"Në ligjin për “Buxhetin 2022” konstatova se Qeveria nuk ka marrë masat e duhura ekonomike dhe sociale për të përmirësuar të gjithë këto tregues negativë. Për këtë arsye vendosa të mos ta dekretoj me miratim “Buxhetin 2022”, që thellësisht është antisocial.

Është koha për të rishikuar Buxhetin e Shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësitë, jo tek koncensionet, inceneratorët dhe PPP-të", thuhet ndër të tjera në reagimin e Metës.

 

 

Të fundit