Flash News

E-TJERA

‘Trekëndëshi i 6 marsit’/ Patozi: Opozita diferencë të thelluar me PS; U konfirmua shumica e heshtur

‘Trekëndëshi i 6 marsit’/ Patozi: Opozita diferencë

‘Trekëndëshi i 6 marsit’ është fokusi i bisedës sot në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës.

Sondazhisti i njohur Eduart Zaloshnja tha fillimisht se rezultatet u parashikuan si në sondazhet e kryera prej tij javët e fundit, me përjashtim të Dibrës, e cila u fitua nga PS, vendin e dytë e fitoi kandidati i Shtëpisë së Lirisë’, ndërsa në të tretin PD.

I jam shmangur gjithmonë Dibrës, nga analizat e QV janë të paparashikueshëm statistikisht. Ishte gabimi im që mora përsipër ta mbuloj, jo gabim statistikor.

Cdo sondazhit duhet të ketë një bazë referimi me historikun elektoral. Pak a shumë dolën ashtu sic u përgjigjën njerëzit para tre javësh. Në nivel makro rezultatet dolën sipas pritshmërive të sondazhit”, tha Zaloshnja.

Ndërkohë, të ftuarit e tjerë në studio, ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, kreu i lëvizjes IDE, Fatbardh Kadilli dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani kanë komentuar rezultatin e 6 marsit, duke u fokusuar më shumë te ‘lufta’ brenda PD.

Sipas tyre, këto zgjedhje konfirmuan se kush dominon opozitën, por nxorrën në pah edhe një diferencë të madhe të ‘dy PD-ve’ me PS-në.  

Patozi: Është situatë dëshpëruese. Mësuam gjëra që i dinim , se kush do ishte fitues, dominanti në opozitë. E re ishte se ishte thelluar diferenca mes mazhorancës dhe opozitës. Është produkt i një kacafytje aspak parimore dhe vizionare mes dy poleve të asaj që i konsideroj gjysmat e PD. Përgjegjës janë ata dy që udhëheqin kampet.

Berisha fitoi përballë Bashës por kishte diferencë të madhe bashkë me Bashën ndaj Ramës. Kjo diferencë është vrasëse moralisht për demokratët. Nuk shoh arsye për tu gëzuar.

Kadilli: Kjo shërbeu për të matur dy kampet e PD. Shumica e heshtur u konfirmua. Te kreu i opozitës rënia e pjesëmarrjes ishte 30-50 %.

NJë pjesë kanë refuzuar se nuk kanë dashur të ndjekin egoizmin e aventurën politike të dy liderëve në opozitë, e dinin se bëhet për hallin e secilit prej tyre.

Ka shumicë të heshtur në PD, 1/3 e demokratëve nuk u përfshinë në konflikt. PD po nuk ndryshoi veten nuk e ndryshon dot Shqipërinë.

Ristani: Ishte rezultat jo i keq. Përballë Komisionit të Rithemelimit është Rama. Por ka një gjyle të rëndë në këmbë , Basha. Veprimi i parë për garën është të lirosh gjylen nga këmba. Përqindjet që mori ‘gjylja’ nuk janë për të por për kandidatët sepse këto zgjedhje kanë specifikat e tyre. Fitorja në Shkodër është lajm i mirë, që duhet të japë mesazh në gjithë Shqipërisë.

Ishim përballë një sqarimi me opinionin publik. Konfirmoi qartë se PD është ajo që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.  Basha e ka kthyer PD në dyqan.

Julian Zyla: Basha nuk e mbështet vrullin e tij politik mbi pritshmëritë e tij elektorale. Kemi të bëjmë me një lloj ndëshkimi, që nëse ju ziheni përfiton kundërshtari.

 

Të fundit