Flash News

E-TJERA

“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta: Basha shquhet për lapsuse në matematikë, tani edhe në gjeometri

“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta: Basha shquhet

Presidenti Ilir Meta i ka konsideruar djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore në 2019-ën si aktet më të rënda të opozitës.

“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës ne pushtetin vendor jane nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë.

Kjo është nje fature shume e rende e opozitës aktuale ne Shqipëri. Keto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithatë opozita se shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon”, tha Meta në A TV në Kosovë.

Lidhur me deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha pasi e përfshiu bashkë me Ramën dhe Berishën si “Trekëndëshi i Bermudës”, Meta tha se Basha katër përgjegjësi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja.

Sa i takon Bashes dhe deklaratave te tij per Trekëndëshin e Bermudës, ai shquhet jo vetëm per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri.

Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund tju shmanget dot. Basha mëe kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkëndëshit te përgjegjësive te tij madhore”, u shpreh Meta.

Të fundit