Flash News

E-TJERA

“Trekëndëshi i Bermudës”, Patozi: Luli si pirat tokësor, sot u lexuan emra për t'u kollitur në doganën e kunatit

“Trekëndëshi i Bermudës”, Patozi: Luli si pirat

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratën e bujshme të kreut të PD, Lulzim Basha sot në Kuvend.

Basha i etiketoi kryeministrin Rama, ish liderin e PD, Sali Berisha dhe presidentin Meta si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Në një status në Facebook, Patozi e cilëson Bashën si një ‘pirat tokësor’ i cili sot jo rastësisht përmendi disa emra që ai i cilëson si "peshkatarë" me potencial të madh që t’u vendosë gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij.

Statusi i plotë:

TREKËNDËSHI I BERMUDËS ME SYRIN E NJË PIRATI

Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilët mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari.

Por jo për për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t'u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t'u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia.

Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra "peshkatarësh" me potencial të madh për t'u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit. Një faturë e kripur, të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret përherë në port, edhe në rastin fatlum po të arrijnë të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes.

Të fundit