Flash News

E-TJERA

"Tri pika kryesore", çfarë diskutoi Abazoviç me Ramën gjatë takimit në Tiranë

"Tri pika kryesore", çfarë diskutoi Abazoviç me

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar një vizitë sot në Tiranë, ku ka takuar liderët e politikës, përfshirë edhe kryeministrin, Edi Rama.

I ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel nga gazetari Denis Dyrnjaja, Abazoviç ka treguar tre pikat kryesore të cilat ka diskutuar me kryeministrin Rama duke nisur nga trendi i hekurudhës Dors-Podgoricë, autostrada Korridori Blu e deri te ndërtimi i mundshëm i një ure nga Velipoja në Ulqin, për të bërë të mundur zhvillimin e të dyja vendeve.

"Kjo ishte vizita e parë zyrtare e qeverisë së re në Shqipëri. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar gjëra konkrete dhe kemi fol shumë bukur dhe se një pjesë e këtyre gjërave të realizohen do ishte një punë shumë e madhe dhe e mirë. Tre projekte për infrastrukturën kemi diskutuar me kryeministrin, trendi i hekurudhës Dors-Podgoricë, autostrada Korridori Blu. Kjo është një gjë çfarë kemi për të aplikuar bashkë dhe e treta një urë që do lidhë Velipojën dhe Ulqinin, të jetë e gjerë sa është e gjithë Buna. T’i bëjmë këto të dyja një zonë e madhe turistike. Rama ka treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme", ka thënë Abazoviç.

Abazoviç nuk la pa përmendur edhe Shengenin ballkanik, si një mundësi që lehtëson jetën e qytetarëve dhe që duhet përkrahur e mbështetur nga të gjithë politikanët.

"Shengeni Ballkanik lehtëson jetën. Ne si qeveri nuk e kemi prurë vendimin final, por qeveria e kaluar ka qenë kundër dhe nuk e kam kuptuar pse. Ata kanë pasur në mendje se ka qenë Zaevi, Rama dhe Vuçiçi, por çdo gjë që i shërben popullit në lehtësim të jetës unë mendoj se duhet të jemi dakord. BE prej nesh kërkon që ne të kemi sa më shumë ndërveprim dhe unifikim për qëndrimet që ne kemi dhe kush do të mbërrijë atje i pari ne duhet ta urojmë", është shprehur Abzoviç.

Sa i përket faktit se një pjesë e politikanëve në Mal të Zi e shohin me stepje këtë çështje, Abazoviç pohon se kjo ka lidhje më shumë me vende të tjera si Serbia. Ai thekson se të gjithë duhet të kenë një vizion të përbashkët për të zhdukur kufjtë e padukshëm.

"Unë nuk e shoh si problematike, ne disa herë kemi diskutuar. Unë jam më liberal sa i takon bashkimit liberal, por politikanët në Mal të Zi kanë disa stepje që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por me disa vende të tjera, sidomos me Serbinë. Ne do të kemi një vizion të përbashkët, nuk duhet të shkojmë në ndryshim të kufijve, por duhet t’i bëjmë kufijtë të padukshëm", shton më tej Abazoviç.

Të fundit