Flash News

E-TJERA

“Trishtimi i një pazari”, Auron Tare: Fasada me mallra kine e turke, nuk i lenë vendaset të marrin frymë

“Trishtimi i një pazari”, Auron Tare: Fasada me mallra kine e

Studiuesi Auron Tare ka sjellë një ‘mini-panoramë’ të tregtisë së mallrave në pazarin e Gjirokastrës.

Tare në një postim në Facebook, vë në dukej se sa i harruar është dhe sa pak mbështetje merr tregtimi i mallrave vendas, që tashmë është zëvendësuar me produkte kineze dhe turke.

Tare thekson se nevojitet vetëm mbështetje, vëmendje dhe përkushtim për artizanatin vendas, një periudhë subvencioni dhe lehtësim taksash, për brezin e ri të artizanëve.

“Një dyqan ne Pazarin e Gjinokastrës mund te mbështesë ekonomikisht 5 deri ne 10 familje qe merren me artizanat. Imagjinoni çfarë force e madhe për Qytetin mund te jete Pazari ne se shikohet seriozisht si një aset i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor”, shkruan Tare.

Trishtimi i nje Pazari.

Sot është Dita e Verës. Me shpresë se vizitorët do të mbushin Gjinokastrën të gjithë tregtarët/artizanët e Qafës së Pazarit i kanë nxjerrë prodhimet e tyre jashtë. Ajo që të bie në sy është mbizotërimi i këtej tregu nga malli më i lire i mundshëm i ardhur nga Turqia apo Kina. Duhet te kërkosh pak mes mallrave turke për te gjetur dicka vendase. Tek tuk sheh ndonje usta te vjeter qe rreket te beje dicka por mallrat e lira nuk i lene te marrin fryme. Megjithe restaurimi dy here te ketij Pazari, nje here ne kohe te Berishes/Pango dhe tani te ADF dhe Min Kulture Kumbaro fatkeqesisht me gjithe milionat e harxhuara askush nuk e kupton thjeshtesine esenciale se tregu i artizanatit eshte dhe duhet te jete shpirti artistik i kombit. Fasada e bukur nuk rrezanton gje ne se rruga eshte e mbushur me mallra kine dhe turke. Fatkeqesisht turizmi sebashku me rritjen ekonomike mund te sjelle deme te pariparueshme ne kulturen kombetare ne se nuk ka nje mbeshtjetje shteterore per te ngritur nder te tjera, edhe artizanatin e saj. Po si behet? shume thjeshte. Pak vemendje shume perkushtim mbeshtetje te artizanatit vendas ndalim i mallrave te huaja. Nje periudhe subvencion per artizanet vendas, lehtesim taksash dhe trajnime per nje brez te rinj artizanesh. Nje dyqan ne Pazarin e Gjinokastres mund te mbeshtese ekonomikisht 5 deri ne 10 familje qe meren me artizanat. Imagjinoni cfare force e madhe per Qytetin mund te jete Pazari ne se shikohet seriozisht si nje aset i rendesishem ekonomik dhe kulturor.

 

Të fundit