Flash News

E-TJERA

Tritol, armë dhe fishekë brenda mjetit, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Tritol, armë dhe fishekë brenda mjetit, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar në Shëngjergj të Tiranës është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin të mbushur me municione.

Gjatë kontrollit policia gjeti tritol, armë zjarri dhe fishekë, që dyshohet se do t’i shiste në Tiranë. Bashkë me municionet është bërë edhe sekuestrimi i mjetit të 46-vjeçarit.

“Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi".

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit”, njofton policia.

Të fundit