Flash News

E-TJERA

Tritol automjetit në Tiranë, lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë

Tritol automjetit në Tiranë, lënda plasëse ishte vendosur

Një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi”, në parkingun në afërsi të një spitali ku dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të një automjeti.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit