Flash News

E-TJERA

Tritol banesës së Skënder Likës në Laç, i akuzuar për vrasje në 2022-shin; ‘kundërshtar’ i Vis Martinajt

Tritol banesës së Skënder Likës në Laç, i

Një shpërthim tritoli është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në banesën e Skënder Likës.

Ky i fundit emër i njohur për policinë dhe botën kriminale. Lika është një nga autorët e dyshuar në vrasjen e Rakip Rolit në Sanxhak në 14 dhjetor të vitit 2022.

“Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji, në një hotel në Mamurras. Dy biznesmenët e ekzekutuar ishin miq të afërt me Ervis Martinaj dhe vrasja e tyre është cilësuar si një sulm i kundërshtarëve ndaj Martinajt.

Të fundit