Flash News

E-TJERA

Tritol biznesit në Laprakë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Tritol biznesit në Laprakë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Një sasi lënde eksplozive është vendosur në një biznes në Laprakë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit ku ishte vendosur tritoli dhe një tjetri afër me të.

“Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Pronari i biznesit ka thënë se nuk ka pasur konflikte me asnjë dhe nuk di se kush mund ta ketë vendosur lëndën eksplozive.

Të fundit