Flash News

E-TJERA

Tritol makinës së biznesmenit në zonën e Astirit në Tiranë, pista e borxhit të pashlyer

Tritol makinës së biznesmenit në zonën e Astirit në

Një shpërthim me tritol mësohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas BW, makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur tritol duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.

Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret për persona të dyshuar.

Në momentin e ngjarjes dyshohet se autori që ka vendosur tritolin ka qenë i maskuar. Tani po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit