Flash News

E-TJERA

Tritol makinës së të riut në Krujë, vetëm dëme materiale

Tritol makinës së të riut në Krujë, vetëm

Një makine në pronësi të një 25-vjeçari i është vënë tritol gjatë natës. Ngjarja u shënua rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” të Krujës  në makinën tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kanit.

Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale, pa asnjë të lënduar, 

 "Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi Elton Kanit, 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton paraprakisht policia. 

Të fundit