Flash News

E-TJERA

Tritol në makinën e efektivit të policisë së Durrësit, shoqërohen disa persona

Tritol në makinën e efektivit të policisë së

Makinës së një efektivi të policisë i ëshë vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Policia bën me dije se efektivi që i është vendosur lëndë plasëse në makinë është L. K.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vijojnë.

Lidhur me këtë, uniformat blu kanë shoqëruar në polici disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

"Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes", bën me dije policia.

Të fundit