Flash News

E-TJERA

Tritol në një lokal në Krujë, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Tritol në një lokal në Krujë, policia identifikon autorin

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 31 janar 2025, ku një lokal në Fushë Krujë u dëmtua nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Pas hetimeve, autoritetet kanë identifikuar si të dyshuar 41-vjeçarin M. T., i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Tapizë, policia gjeti armë dhe municion të mbajtur pa leje nga babai i tij, shtetasi G. T.

Për këtë arsye, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për arrestimin e 41-vjeçarit.

Të fundit