Flash News

E-TJERA

Tritol objektit në ndërtim të biznesmenit në Shëngjin, shkon në dy numri i të arrestuarve

Tritol objektit në ndërtim të biznesmenit në Shëngjin,

Policia e Lezhës e ka çuar në dy numrin e të arrestuarve në kuadër të operacionit “Eksplozivi”. Në pranga është vënë shtetasi Angli Stafuka, 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ai akuzohet për eksplozivin e vendosur te objektin në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka më 19 Nëntor të 2020. Lidhur me këtë ngjarje më herët është arrestuar dhe 21-vjeçari Erald Pajtani. Nga shpërthimi te objekti në ndërtim i Liman Gjokës u shkaktuan vetëm dëme materiale. 

Policia njofton se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Të fundit