Flash News

E-TJERA

Tritol për gjobvënie restorantit në Kamëz, arrestohen 3 autorët, në kërkim një tjetër

Tritol për gjobvënie restorantit në Kamëz, arrestohen 3

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku në fasadën e një biznesi u hodh lëndë eksplozive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi pasi pronari i restorantit nuk shleu gjobën prej 500 mijë euro që autorët i kishin vendosur. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S", njofton policia.

 

Të fundit