Flash News

E-TJERA

Tritol restorantit për një gjobë, lirohet nga qelia Jeton Lami

Tritol restorantit për një gjobë, lirohet nga qelia Jeton Lami

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e FAST, Jeton Lami, i arrestuar për vendosjen e tritolit në një restorant në Kamëz, disa ditë më parë.

Bashkë me Lamin është liruar edhe Florin Domit, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Domi ofroi edhe garanci pasurore në vlerë 6 mije eurosh.

Mbetet ende në kërkim Ervis Lami. Ndërsa për Flogert Mzhikën nuk pati ndryshim të masës duke vijuar arrestin në burg.

Tritoli ndaj restorantit në Kamëz u vendos nga grupi pasi pronari nuk kishte paguar një gjobë prej 500 mijë eurosh, që autorët ia kishin faturuar.

Të fundit