Flash News

E-TJERA

Tritoli ndaj Ndrecës, Begaj: Institucionet të vendosin para ligjit personat përgjegjës

Tritoli ndaj Ndrecës, Begaj: Institucionet të vendosin para ligjit

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Begaj, në një postim në Facebook, shkruan se dënon sulmin ndaj Ndrecës dhe çdo individi, qoftë aktivist politik i çdo force.

Presidenti i bën thirrje autoriteteve të identifikojnë dhe të vendosin para drejtësisë autorët përgjegjës.

"Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës", shkruan Begaj.

Të fundit