Flash News

E-TJERA

Tritoli në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët, dy ish-futbollistë

Tritoli në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të shpërthimit me tritol në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi dje në lagjen “10 Korriku”.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një motomjet të vjedhur. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e garazhit të automjeteve të biznesmeniit Agim Uraj.

Ky i fundit ka pohuar se s’ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin.

Seadet Muftia dhe Zabit Mehmedaj, të shpallur në kërkim, janë të dy ish-futbollistë njëri me ekipin e Tërbunit dhe tjetri me ekipin e Vllaznisë.

“Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të DVP Shkodër dhe me Prokurorinë e Shkodrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku në derën e garazhit të automjeteve, në pronësi të shtetasit A. U., shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj. Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Vjedhja””, njofton policia.

 

Të fundit