Flash News

E-TJERA

Tritoli në Kamëz çon në pranga Jeton Lamin, ish-oficeri që shoqëroi Vis Martinajn para zhdukjes

Tritoli në Kamëz çon në pranga Jeton Lamin, ish-oficeri

Shpërthimi me tritol në një restorant në Kamëz çoi në pranga Jeton Lamin dhe u shpall në kërkim Ervis Lamin. Dyshja janë një emër i njohur për botën e krimit.

Jeton Lami, ish officer policie pranë FAST, u dënua për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, para se të raportohej i zhdukur. Lami rishaqet dy vite pasi u lirua nga qelia.

Një emër tjetër i njohur është Ervis Lami, i kërkuar nga drejtësia për vrasjen e postierit Lulzim Visha. Ky i fundit u gjet i vrarë brenda mjetit të tij në janar të këtij viti, pranë banesës së tij në Zall Mner.

Jeton Lami, Ervis Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika i kanë vendosur tritol restorantit në Kamëz, pasi pronari i biznesit nuk ka paguar gjobën prej 500 mijë euro që i kanë caktuar.

 

Të fundit