Flash News

E-TJERA

Tritoli në katin e 9-të të pallatit në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga “i forti” i Vlorës

Tritoli në katin e 9-të të pallatit në Tiranë,

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol mbrëmë në Tiranë, në një apartament në katin e 9-të të një pallati, në rrugën “Sadik Petrela”.

Mësohet se apartamenti  frekuentohej nga i “forti” i Vlorës, Bernard Sinomati. Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa hetuesit dyshojnë se lënda eksplozive është hedhur me anë të një droni.

Me ndihmën e forcave zjarrëfikëse, shërbimet e Policisë hapën me forcë derën pasi në banesë nuk kishte njeri dhe konstatuan të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, nga lënda plasëse.

 




Të fundit