Flash News

E-TJERA

Tritoli në zonën e Freskut, reagon policia: Objekti në pronësi të një italiani

Tritoli në zonën e Freskut, reagon policia: Objekti në

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli këtë mbrëmje në një masoneri në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B .

Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

 

 

Të fundit