Flash News

E-TJERA

Triumfi kuqezi në Budapest, Broja mban gjallë ëndrrën e Shqipërisë në Botëror

Triumfi kuqezi në Budapest, Broja mban gjallë ëndrrën e
Armando Broja

Kombëtarja shqiptare përmbysi hungarezët në Budapest. Ishte kryevepra e Armando Brojës që i dha fund ankthit dhe solli triumfin e kuqezinjve.

Pjesa e parë nuk ishte dominuese për kombëtaren. Me 2 raste të shpërdoruara nga Uzuni dhe një tjetër nga Hysa, kombëtarja dukej disi në vështirësi. Megjithatë shanset për të shënuar ishin të larta. Porta e kundërshtarit u rrezikua vazhdimisht dhe mbrojta kuqezi nuk i lejoi hungarezët të përparonin drejt rrjetës.

Në minutën e 79’ Broja, 20-vjeçari titullar, shkundi rrjetën e Gulashit duke çuar ndeshjen në rezultatin 0-1.

Kuqezinjtë renditen momentalisht në vendin e dytë, teksa një triumf ndaj Polonisë në shtëpi ditën e martë do të përkthehej në një blindim të vendit të dytë, që do t’iu jepte shansin kuqezinjve të siguronin një biletë për në “Play Off”-in e Kupës së Botës.

Të fundit