Flash News

E-TJERA

Triumfi në Botëror me Argjentinën, Messi bën dhuratën 200 mijë euro për shokët e skuadrës

Triumfi në Botëror me Argjentinën, Messi bën dhuratën

Fitorja e Botërorit e futi Messin në histori duke u bërë ndër  të paktët lojtarë që fiton çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh dhe kombëtaresh. Sigurisht që sulmuesi argjentinas nuk mund t’ia dilte i vetëm edhe pse ishte protagonist absolut në çdo ndeshje me gola dhe asiste.

Për të falënderuar shokët e ekipit të Argjentinës, “Pleshti” ka porositur 35 celularë Iphone 14 të veshur me ar 24 karatësh.

Në secilin prej tyre është gdhendur emri dhe numri përkatës i lojtarëve me një shifër totale të shpenzuar prej 200 mijë eurosh.

Këtë gjë e ka bërë të ditur pronari i kompanisë “iDesign Gold”, Ben Lyons ku u shpreh se e ka takuar Messin në Paris.

“Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të bukur për të festuar arritjen e madhe të fitimit të Kupës së Botës. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës. I ofrova telefonat iphone me ar 24 karat dhe me emrat e secilit të gdhendur në to dhe ati i pëlqeu ideja”, tha Ben Lyons, pronari i kompanisë.

Të fundit