Flash News

E-TJERA

Triumfon familja! Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër LGBT për nismën ‘Prindi 1 dhe Prindi 2’

Triumfon familja! Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër LGBT për

Gjykata Administrative rrëzoi sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit Akil Pano të heshtte ndaj agjendës se komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

Avokati Altin Goxhaj, njofto në rrjetet sociale se në gjyq është rrëzuar vendimi i Komisionerit për t’u mbyllur gojën personave që shpreheshin kundër kësaj iniciative, për të zëvendësuar nënën dhe babain me termat Prindi 1 dhe Prindi 2.

Kjo e sotmja është padyshim një fitore e madhe për familjen, siç e quan dhe avokati Altin Goxhaj, një fitore për familjen tradicionale, për nënën dhe babain, kundër agjendave të tilla për t’i identifikuar prindërit si numra.

Fitore e Madhe e Familjes, fitore e Babit dhe Mamit kundër Prindit 1 dhe Prindit 2 të Axhendës LGBQ. Sot Gjykata Administrative rrëzoi Vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtte ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte Babin dhe Mamin me Prindin 1 dhe Prindin 2!

Të nderuar që Studio jonë Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) ishim në krah të Pastorit dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës”, shkruan avokati.

Një ndër personat që ishte angazhuar më shumë publikisht kundër kësaj nisme që rrezikonte familjen ishte dhe pastori Akil Pano.

"Kemi një lajm të mirë, sot ka qenë seanca e fundit të një gjyq që zgjati 2 vite në mbrojtje të babait dhe nënës. Beteja për të ruajtur dinjitetin e njeriut dhe martesës, sot ishte seanca e fundit dhe trupa gjykuese mori vendimin. Shqiptarët fituan, babai dhe mamaja vijojnë që të jenë babi dhe mami, nuk më prind 1 dhe 2. Unë jam shpallur i pafajshëm, jam shumë mirënjohës edhe për shqiptarët e mirë që besojnë se familja është e shenjtë. Ky është lajmi që kemi për ju. Kemi marrë një gur kilometrik fitoreje për çdo babë e nënë në Shqipëri,"-bëri me dije ne nje komunikim live ne FB pastori Pano.

Kujtojmë se Pano reagoi pas një formulari të shpërndarë në institucionet arsimore. Fillimisht ai i kërkoi Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit që të tërheqin menjëherë nga qarkullimi formularin që ishte shpërndarë nga komuniteti LGBTI.

Të fundit