Flash News

E-TJERA

'Troket' i ftohti polar / Mbrojtja Civile angazhon shtabet e emergjencës në terren

'Troket' i ftohti polar / Mbrojtja Civile angazhon shtabet e

Javën e ardhshme pritet të mbërrijë i ftohti polar. Termometri pritet të zbresë deri në -17 gradë celsius.

Ministrja e Arsimit njoftoi sot mbylljen e shkollave për tre ditë si shkak i uljes së temperaturave. Mbrojtja Civile ka njoftuar gatishmërinë për të shmangur situatat e rënda, duke angazhuar shtabet e emergjencave në të gjitha bashkitë.

Bulqiza dhe Puka do të kenë temperatura deri në -18 gradë celsius, në Tiranë termometri do të zbresë në -8 gradë celsius, ndërsa për zonat bregdetare në -1 gradë celsius. Kulmi i të ftohtit do të arrijë ditën e hënë.

Njoftimi i plotë:

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

 

Të fundit