Flash News

E-TJERA

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në Tiranë

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në

Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Tirana është qyteti, ku atmosfera e festave ndihet më shumë. 

Pas darkës së vitit të Ri, njerëzit dalin për të parë Spektaklin e Fishekzjarreve, si dhe konceretet ne shesh. Më vonë vazhdojnë në baret e hapura për të pirë një pije me shoqërinë, familjen. Eshtë bërë traditë që duhet ta presesh në mënyrë sa më festive ditën e parë të vitit ndaj shumica feston deri në agimin e datës 1 janar.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi detaje nga festa që do përfshijë kryeqytetin në 31 dhjetor. 

Ai njoftoi se ka një koncert festiv që fillon prej orës 18.00 me DJ, Tre musketjerët, etj.

"Risi është festivali i dritave. Ndriçimi i fasadave i shoqëruar me muzikë, do të ndodhë edhe në dy mbrëmje prej 17.30 deri në 22.00.

Data 31 dhjetor tanimë po kthehet në një emblemë të kryeqytetit. Përpos festivitetit që jep fshati në sheshin Skënderbej do të fillojë edhe koncerti i madh që ka nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare si Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj dhe Ardit Çuni. G. Do të ketë spektakël fishekzjarresh që do të jenë prezentë si gjithmonë", tha ai. 

Festa do të kulmojë në oren 24.00 në 31 Dhjetor, ku veç koncertit të përvitshëm, qytetarët do të ndjekin një spektakël fishekzjarresh për 15 minuta.

Ku ta kaloni natën e Vitit të Ri? Tirana ka restorante dhe bare të hapura deri në mesnatë, veçanërisht në qendër të qytetit.

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në

Troket Viti i Ri 2024, spektakël fishekzjarresh e koncert në

Të fundit