Flash News

E-TJERA

Trondit mjeku: Di raste që fëmijëve u japin kanabis për temperaturën

Trondit mjeku: Di raste që fëmijëve u japin kanabis për

Mjeku Ilir Allkja ka tronditur me deklaratën e tij të fundit, teksa foli për mënyrën se si e trajtojnë në zona të ndryshme të Shqipërisë, temperaturën tek fëmijët.

I ftuar në Euronews Albania, Allkja u shpreh se di raste që fëmijëve u japin çaj kanabisi për temperaturën e lartë.

“Edhe paracetamoli që shitet pa recetë, rutinë, po t’i lexosh efektet anësore janë goxha të rënda. Çdo prind i ri do të duhet të përpiqet me metodat fiziologjike të uljes së temperaturës, duke i dhënë lëngje, duke i veshur lehtë. Unë kam parë nëna që në mes të korrikut i veshin fëmijët goxha rëndë, ndërsa vetë rrinë me një bluzë të lehtë, kjo është skandaloze. Para se të shkojmë te paracetamoli ka metoda të tjera që janë pa dëme fare, mund ta mbash në govatë për 10-15 minuta me ujë të ngrohtë, në temperaturë 38 gradë, në dush, në vaskë, ka plot metoda të tjera që duhen tentuar para se të shkojmë te paracetamoli,” shpjegoi Allkja.

Të fundit