Flash News

E-TJERA

Tronditet Juventusi, jep dorëheqjen bordi drejtues

Tronditet Juventusi, jep dorëheqjen bordi drejtues

Klubi i Juventusit është tronditur për shkak se bordi i drejtues ka dhënë dorëheqjen.

Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, kryetari i bordit, Andrea Agnelli, zëvëndësi Pavel Nedved, drejtori ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë dhanë dorëheqjen nga bardhezinjtë.

Ky është një moment i vështirë në aspektin menaxherial dhe sportive për klubin Italian. Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e “zonjës së vjetër”.

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, çështje e nisur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit jo të vërtetë, e lidhur me mosmarrëveshjet e Consob-it, bënë që kompania të rishikonte draft pasqyrat financiare dhe të vinte ky vendim.

Për bardhezintjë tashmë do të nisë një epokë tjetër dhe shumë shpejt tifozët do të mësojnë drejtuesit e rinj.

 

 

Të fundit