Flash News

E-TJERA

Tropojë, punëtori ra nga kati i 5-të i pallatit dhe humb jetën, ndalohet drejtuesi teknik

Tropojë, punëtori ra nga kati i 5-të i pallatit dhe humb

Një drejtues teknik është vënë në pranga pasi akuzohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Kjo pasi dje, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Një drejtues teknik është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit