Flash News

E-TJERA

Trump apo Biden? Pse gazetari i VOA-s refuzoi të përgjigjet kur pyetet për cilin kandidat votoi   

Trump apo Biden? Pse gazetari i VOA-s refuzoi të përgjigjet kur pyetet

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Konomi u pyet se cilin nga kandidatët Donald Trump apo Joe Biden ka votuar.

I pyetur në ‘Open’ nga Eni Vasili, Konomi refuzoi në mënyrë të prerë të zbulojë votën e tij publikisht, për arsye etike si gazetar.

“Nuk mund ta tregoj votën time, për arsye etike si gazetar që jam”, tha Konomi, i cili tha se kishte votuar me postë, si shumica e amerikanëve.

“Unë kam votuar me postë dhe kontrollova online se vota ime është regjistruar me celular. Falsifikimi i votës në SHBA është dicka shumë e rrallë.

Në zgjedhjet e 20 viteve të fundit, ka rezultuar që ka patur vetëm 1820 raste kur vota është falsifikuar dhe ato janë cuar në gjykatë dhe janë shpallur njerëzit përgjegjës fajtorë”, tha gazetari i VOA-s.   

Të fundit