Flash News

E-TJERA

"Trump mund të rrisë doganat dhe të dëmtojë ekonominë", Burimi: Europa nën tension për zgjedhjet amerikane

"Trump mund të rrisë doganat dhe të dëmtojë

I ftuar në emisionin ‘TASK FORCE’, gazetari i Radio Francë, Genc Burimi, komentoi ndikimin e zgjedhjeve që po zhvillohen në SHBA dhe pasojat e mundshme për Europën.

Burimi theksoi se Europa po e ndjen tensionin, pasi Trump ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, do të rrisë tarifat doganore për Kinën dhe Europën.

Ai nënvizoi se Gjermania do të jetë një nga vendet që do të vuajë më shumë, duke humbur rreth 1.5% të ekonomisë së saj.

Prandaj, në Europë ekziston një qëndrim negativ ndaj Trumpit, që është kryesisht një çështje komerciale. Ne jetojmë në Europë dhe ndjejmë ndikimin në xhepat tanë. Kam qenë ideatori kryesor i sistemit doganor në Shqipëri, dhe për vende si i yni, me industri dhe bujqësi të dobët, është e domosdoshme një mbështetje shtetërore për të bërë produkte vendase më konkurruese,” përfundoi Burimi.

Të fundit