Flash News

E-TJERA

Trump pezulloi fondet ndaj SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Trump pezulloi fondet ndaj SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e fondeve amerikane për programe zhvillimore dhe ndihmave nëpër botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bashkimi Evropian thekson se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për reformën në drejtësi.

Bashkimi Evropian thekson se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Reagimi i Delegacionit të BE në Shqipëri:

“• Kemi marrë dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.

* BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

* Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve.

* Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

* Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

* SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.”

Të fundit