Flash News

E-TJERA

Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, tregon kush e zëvëndëson

Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, tregon kush e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper kishte "përfunduar punë" dhe se Christopher Miller, drejtori i Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, do të jetë Sekretari i ri i Mbrojtjes.

Lajmin e bëri të ditur Trump, përmes një postimi në Twitter. Vendimi, sipas tij do të hyjë në fuqi menjëherë.

Esper, i cili ishte përplasur me Trump lidhur me sugjerimin e tij për të përdorur personel ushtarak për të shuar trazirat civile, vjen një javë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-s.

Trump humbi përballë rivalit të tij Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Ky rezultat nuk është pranuar nga Donald Trump, i cili do të nisë betejën ligjore për manipulim votash.

Të fundit