Flash News

E-TJERA

Trupi i Alma Arrazit niset drejt Durrësit, tre fëmijët do të prehen në Shkodër

Trupi i Alma Arrazit niset drejt Durrësit, tre fëmijët do të

Trupi i Alma Arrazit do të niset drejt Durrësit, aty ku do të prehet pranë së ëmës. Babai i saj apeloi një ditë më parë që të tërhiqte trupin e së bijës pasi nuk pranonte që të varrosej nga familja Arrazi.

Tre fëmijët e saj Ergesa 9 vjeçe, Grejsi 8 vjeçe dhe Arditi 3 vjeç do të prehen në Shkodër.

Grejsi dhe Arditi do të përcillen sot në banesën e fundit. Djali 3-vjeçar u gjet në të njëjtën ditë bashkë me të ëmën.

Alma Arrazi u vetëhodh nga ura e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj, dyshohet për shkak të dhunë psikologjike dhe fizike që bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, ushtronte ndaj tyre.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arrazin.

Të fundit